Me muajt e verës ndryshojnë edhe zakonet tona, ndaj kalojmë nga këpucët e rënda dimërore në ato më komode.
Megjithatë, si është puna gjatë ngasjes së veturës? Shumë prej tyre janë gati për të vozitur me shapka ose zbathur, dhe kjo nuk është një zgjidhje e mirë për sigurinë në trafik.
Në Belgjikë, Bosnje-Hercegovinë, Danimarkë, Finlandë dhe Luksemburg nuk ka rregulla të veçanta për drejtimin e veturës me këpucë ose zbathur. Pra çdo gjë lejohet.
Në Republikën Çeke, drejtuesit e automjeteve të pasagjerëve nuk janë të përcaktuar në mënyrë specifike, por drejtuesit e automjeteve komerciale duhet të mbajnë këpucë gjatë vozitjes.
Në Itali, nuk ka rregulla, por ka një problem në rast aksident trafiku – nëse një punonjës policie konstaton se keni këpucë të papërshtatshme dhe e regjistron atë, kompania e sigurimeve mund t’ju refuzojë pagesën.
Në Gjermani, me ligj, shoferi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mundësuar drejtimin e sigurt të veturës. Kjo shpesh interpretohet si një rekomandim për të mos vozitur me shapka apo sandale që nuk janë të lidhura nga pas dhe këmbëzbathur.
Dënimi nuk është i përcaktuar, por për këtë arsye është e mundur humbja e një pjese të të drejtave të sigurimit – nëse ndodh një aksident trafiku dhe nëse në këtë ka luajtur një rol të caktuar fakti që shoferi nuk kishte këpucë të përshtatshme.
Në Spanjë është e ndaluar të ngasësh me shapka ose zbathur. Gjoba është 80 euro. Nuk ka asnjë ndalim të qartë në Slloveni, dhe nëse policët ju kapin duke vozitur me shapka ose këmbëzbathur, ata vetëm do t’ju paralajmërojnë se duhet të vishni këpucë më të forta gjatë vozitjes.
Në Hungari nuk ka rregulla, pra nuk janë të shkruara në ligj, por në rast aksidenti shoferi mund të mbajë përgjegjësi nëse nuk ka pasur këpucët e duhura në këmbë.
Në Holandë nuk ka një tekst të veçantë që rregullon çështjen e këpucëve, policia nuk mund t’ju gjobisë nëse vozitni me shapka, por nëse ndodh një aksident vlerësohen të gjitha detajet, ndaj ka mundësi që edhe këpucët të luajnë një rol në konstatimin e fajit.
Në Austri, policia gjithashtu nuk do t’ju gjobit nëse vozitni me shapka ose këmbëzbathur. Megjithatë, nëse ndodh një aksident trafiku, nëse policia konstaton se aksidenti mund të ishte shmangur me një lloj tjetër të këpucëve, mund të fillohet procedura kundër shoferit.
Në Britaninë e Madhe, shapkat dhe ngasja zbathur nuk janë specifikuar në mënyrë specifike, por Akti i Sigurisë Rrugore thotë se shoferi duhet të ketë këpucë që ta lejojnë të drejtojë me siguri.
Të tjera
Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?
Haziri për Hysenin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë që të dalë nga kjo situatë
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të BBVK 3