Nëse jeni duke përdorur WhatsApp, ka shumë mundësi që në të ardhmen të merrni një veçori të re që do të bëjë të mundur që fotot t’i bashkëngjiten ngjarjeve të ardhshme në grupe.
Informacioni vjen direkt nga WABetaInfo, i cili gjithashtu raporton se kjo veçori e re është duke u vendosur në versionin beta të WhatsApp, megjithëse duket se është në fazat e hershme të zhvillimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, një pamje paraprake e veçorisë është ofruar nga WABetaInfo.

Është e rëndësishme të përmendet se ju duhet të jeni admini i atij grupi në mënyrë që të jeni në gjendje të vendosni një foto për një ngjarje të ardhshme.
Kjo thuhet se e bën më të lehtë të kujtosh një ngjarje dhe ofron një përvojë të përgjithshme shumë më tërheqëse për anëtarët e grupeve.



Të tjera
Studentët u ngritën në emër të popullit
Kamerat e instaluara kanë ndikuar në rënien e rasteve kriminale
Erdoğani bën thirrje për përfundimin e luftës ShBA-Izrael kundër Iranit para përshkallëzimit të saj