Talenti i madh spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal ka folur për krahasimet e tij me legjendën Lionel Messi.
Kur u pyet se çfarë ndjen kur krahasohet me Lionel Messin te Barcelona, Lamine Yamal nuk ngurroi t’i thotë fjalët më të mira për argjentinasin.
“Shpresoj të kem gjysmën e karrierës që ka pasur Messi. Askush nuk do të jetë Messi, ky krahasim madje mund ta dëmtojë atë lojtar”.
Talenti i Barcelonës thuhet gjithashtu se ka refuzuar të pranojë fanellën ikonike me numër 10. Megjithatë, duket se ai ka disa kushte për të marrë atë.
“Numri 10 i përket Ansu Fatit; Nëse ai nuk do të ishte në skuadër dhe do të ma ofronin, sigurisht që do ta pranoja, është një ëndërr për mua”, përfundoi spanjolli.
Yamal aktualisht është i fokusuar në fitimin e Euro 2024 me Kombëtaren e Spanjës.
Ai ka dhënë një asistim në tre paraqitje deri më tani, pasi ka shijuar një sezon të shkëlqyer 2023/24 me Barçën.
Të tjera
Profesori zbërthen “planin” e Vuçiqit për Asociacionin – ka këtë thirrje urgjente për Kosovën!
Mungesa e Prokurorëve, kërcënim për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Vendit i shtohen 344 ushtarë të FSK-së- Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes