Ka 18 vjet që kujdeset të shuaj flakë e shpëtoj njerëz.
E, këtë Dejan Jeriniq e bën kudo që ka nevojë në komunat Viti e Kllokot, bashkë me kolegët e komuniteteve tjera në këtë zonë të Anamoravës .
I përkushttuar ndaj këtij misioni, ai tregon se kur vishet me petkun e zjarrfikësit harron se çfarë kombësie i takon, pasi synimi i tij është të shpëtojë e ndihmojë këdo që rrezikohet nga zjarri.
Dejan Jeriniq, zjarrëfikës, Viti
Jerinic: Unë shoqërohem me shqiptarë më shumë sesa me serbë
“Asnjëherë nuk kam pasur asnjë problem, madje shoqërohem më shumë me shqiptarët sesa me serbët. Ne jemi këtu bashkë për 12 orë sikur të jemi një familje….Gjatë festave shkojmë për pije, e qerasim njëri-tjetrin, varësisht se e kujt është festa. Pothuajse gjithmonë jemi bashkë për pije…. Unë nuk i shikoj njerëzit sipas kombësisë, unë shikoj se çfarë njerëzish janë, a janë njerëz të mirë. Detyra ime është që të shkoj t’i shpëtoj të gjithë, t’u ofroj ndihmën e parë aq sa mundem”, theksoi ai.
Sado që ndonjëherë puna e lodhë, për 41 vjecarin mirënjohja dhe falënderimet që merr nga qytetarët mbeten motivimi më i madh për ta kaluar çdo vështirësi gjatë shërbimit.
Jerinic:Njerëzit janë mirënjohës për punën e mirë që kemi bërë
“Po, në shumë vende njerëzit janë mirënjohës kur shkojmë në intervenime, kur shpëtojmë njerëzit dhe kur intervenojmë. Njerëzit janë mirënjohës që kemi bërë një punë të mirë”, shprehet Jerinic.
Komandanti i tyre, Hetem Jakupi thotë se zjarrfikësit janë një familje e bashkuar, ku nuk ka dallime. Ai thotë se në çdo alarm, ekipi reagon me përkushtim maksimal për të shpëtuar jetë, duke qenë gjithmonë pranë çdo qytetari që ka nevojë.
Hetem Jakupi, komandant i zjarrëfikësve, Viti
Jakupi: Zjarrfikësit e Kosovës nuk dallojnë kombësi– jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve
Krahas pjesës juglindore të Kosovë e cila ka një monitorim dhe bashkërendim nga ana e zjarrfikësve për tu dal në ndihmë qytetarëve, kjo nuk mungon as në pjesën veriore të Kosovës.
Zëvendëskomandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Mitrovicën e Jugut, Sabri Abazi pohon se mjafton një thirrje nga baza qendrore e Agjenisë së Emergjencave që zjarrfikësit të bashkohen në ndihmë të qytetarëve, pa dallim kombësie.
Ai thotë se bashkëpunimi me ekipet e zjarrfikësve në pjesën veriore të Mitrovicës zhvillohet pa pengesa dhe me profesionalizëm, sa herë që ka nevojë për intervenim.
Abazi: Ne bashkëpunojmë përmes 112, por ndihmojmë njëri-tjetrin pa pengesa
“Ne e bëjmë bashkëpunimin përmes qendrës së alarmimit 112. Të cilët në rast nevoje na thërrasin dhe koordinohemi përmes qendrës së alarmimit 112…. Sa ka nevojë, për kohën që e kemi… kemi bashkëpunimin, dalim, shkojmë, ju ndihmojmë. Njëherë e një kohë edhe vijnë na ndihmojnë pa pengesa, në mënyrë profesionale… Komunikimi është i mirë, bisedojmë me ta në raste të intervenimeve. Nuk kemi pengesë as ne, po as ata. Krejt kjo varet qysh kanë intervenime ata, nëse kanë nevojë, edhe ne në qoftë se kemi nevojë për bashkëpunim…. Pa dallim ne jemi që shërbejmë si komunitetit serb, si komunitetit rom, ashkalinj, egjiptian, boshnjak. Pa dallim ne shkojmë nëpër intervenime dhe nuk e shikojmë se cilës kombësi i përket”, deklaroi Abazi.
Abazi thotë se në shumë raste zjarrfikësit nga jugu dhe veriu kanë intervenuar bashkë për të lokalizuar zjarret.
“Natyra e intervenimeve, më e para është për shembull në qoftë se ka zjarre fushore-malore. Në ato intervenime shkojmë në bashkëpunim përmes qendrës së alarmimit 112, na kërkojnë ndihmë, iu dalim. Njëherë edhe neve kur kemi nevojë kërkojmë ndihmë përmes qendrës së alarmimit. Qendra e alarmimit e koordinon me njësinë zjarrfikëse të Mitrovicës së Veriut, edhe vijnë në ndihmë çdo herë”, ka treguar Abazi.
Sami Beqiri është njëri nga zjarrëfikësit e jugut, që nuk ngurron asnjëherë të ndërhyjë e ndihmojë në pjesën veriore të Kosovës e cila është e banuar me shumicë serbe. Për punën që e bënë që nga paslufta, thotë se është fisnike dhe se e bënë me dashuri e pa dallime.
Sami Beqiri, zjarrëfikës, Mitrovica e Jugut
Beqiri: Detyra jonë si zjarrfikës është t’i ndihmoj çdo kujt
“Në momentin që vijmë dhe pranojmë detyrën është për t’i ndihmua çdo kujt që ka nevojë pa marr parasysh a është serb, rom, turk, boshnjak të gjithë tek ne janë njësoj për tu dal ndihmë. Misioni ynë është me shpëtua jetë njerëzish dhe të mira materiale…16\06 Kemi për zjarre, për shtëpi, kemi kërkim shpëtim, ka që bien në ujë në pjesën andej, aksidente të ndryshme na ka bie me bashkëpunua bashkë…Bashkëpunimi shumë i mirë, në moment aty nuk dihet i kryejmë punë e dimë natyrën e punës çdo gjë është në rregull”, deklaroi ai.
E dikush ia ka parë hajrin kësaj pune, sa nga kolegët e ka mësuar gjuhën e tyre.
Kësisoj, serbi Bojan Angjelkoviq i cili nga viti 2010 është pjesë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Lipjan thotë se tash flet edhe shqip.
Bojan Angjelkoviq, zjarrëfikës, Lipjan
Angjelkoviq: Shoqërimi me shqiptarë më ndihmoi ta mësoj gjuhën shqipe
“Me kolegët jemi krejt në rregull, kemi shkuar bashkë në ndërhyrje, kemi punuar. ka pasur zjarre, ndërhyrje teknike, aksidente, krejt i kemi kaluar bashkë…. Po, vazhdimisht shkojmë pimë kafe, hamë bukë te njëri-tjetri, ashtu po. Çdo ditë para se me fillua punën pimë kafe bashkë, edhe pasi të mbarojmë shkojmë në shtëpi….. Me disa kolegë flas edhe serbisht edhe shqip, por më shumë shqip. Mësova pak shqip, nuk e di krejt, por e mësova pak”, shpreh ai.
Përveç detyrave prej zjarrfikësve që i ndajnë bashkë, zëvendëskomandanti i kësaj njësie, Ramë Matoshi thotë se me dy kolegët e tij nga komuniteti serb gëzojnë raporte të shëndosha.
Sipas tij edhe ushtrimi i misionit tek komuniteti në përgjithësi pavarësisht përkatësisë etnike bëhet pa dallim dhe gjithmonë përfundon me mirënjohje.
Ramë Matoshi, zjarrëfikës, Lipjan
Matoshi thotë se krahas detyrave edhe ushqimin e festat e ndajnë bashkë
“Në përgjithësi mirë ngrënim bashkë, në terren nuk ka dallim a jemi shqiptarë, a serbë punën e kryejmë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë realizimit pa marr parasysh a tek komuniteti serb apo komunitetit shqiptarë nuk ka kurrfarë dallimi është punë humane ndihmojmë çdo njërin pa marr parasysh çfarë komuniteti janë në gjendje gaditshmërie..07’45 I festojmë festat s bashku ata tonat ne të tyre, nuk kemi kurrfarë problemi”, u shpreh ai.
Në Kosovë funksionojnë 34 Njësi Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të cilat përbëhen nga rreth 830 pjesëtarë



Të tjera
Hej Kosovë! A mundesh edhe njëherë me i dal zot Shqypnis?
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë në Bordin e Paqes, Osmani uron hyrjen historike të FSK-së në ISF