Klubi i basketbollit Peja ka mbetur pa trajner pasi që Rami Hsdar ka dhënë dorëheqje nga ky post. Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate të lëshaur nga klubi verdh e zi në faqen zyrtare.
“KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës”, thuhet në këtë njoftim.
Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës.
Maestro udhëheqi KB Pejën edhe në rezultate të mëdha Europiane, duke mposhtur Kampionët e Holandës – Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore në tokën polake, ndaj Spojnia Stargard.
Në fillim të sezonit të tretë, trajneri Hadar ka vendosur që këtu është fundi dhe rrugëtimi te KB Peja përfundon.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë