Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe Çështjet Klimatike Anna Luhrmann shkroi në Instagram pasi Qeveria e Republikës Serbe e shpalli persona non grata.
“Sot isha në Banja Lluka, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Është një qytet i bukur me njerëz të mrekullueshëm. Njerëzit që takova atje më pranuan ngrohtësisht. Kam pasur një sërë takimesh të shkëlqyera me shoqërinë civile dhe opozitën. Aktivitetet secesioniste të Dodik janë të papranueshme.
Në fund të programit tim në Banja Lluka, Dodik përsëri tregoi qasjen e tij destruktive. Përfaqësuesit e tij më kërcënuan me dhunë mua dhe delegacionin tim. Kjo është një shenjë dobësie. Dodik është gjithnjë e më i izoluar dhe nuk ka mbështetje nga qytetarët e Republikës Serbe.
Kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga Banja Lluka – njerëzit kanë turp për veprimet e Dodik. Unë po u them qartë të gjithë njerëzve në Republika Serbe: Ne do të vazhdojmë të jemi me ju – në rrugën tuaj drejt prosperitetit, stabilitetit dhe Bashkimit Evropian”, tha Luhrmann, raporton KosovaPress.
“Qeveria e RS-së e shpall Anna Luhrmann persona non grata në Republikën Serbe dhe urdhëron Ministrinë e Brendshme që ta përcjellë jashtë kufijve (të entitetit) pas hyrjes në territorin e Republikës Serbe”, thuhet në deklaratë e shpalljes së ministres gjermane person të padëshirueshëm.
Të tjera
Kryediplomatja finlandeze dhe kryesuesja e OSBE-së viziton Kosovën
Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale
Vr*itet një 40-vjeçar në Ferizaj, arr*estohet i dyshuari