Tarifat që aplikohen aktualisht nga SHBA për produktet kineze do të jenë 145%, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.
Dje, Trump njoftoi një rritje të tarifave në 125%, por tani është sqaruar se kjo shumë nuk përfshin tarifën tashmë ekzistuese prej 20%, e cila shtohet shtesë.
Kjo do të thotë se tarifa totale është dukshëm më e lartë se sa mendohej më parë.
Donald Trump tha në fillim të mbledhjes së tij të kabinetit se “gjërat po shkojnë shumë mirë” dhe se ai ishte “shumë i kënaqur me mënyrën se si po funksionon vendi”. Ai tha gjithashtu se dje ishte “dita më e madhe në histori” për bursat.
Trump mbajti një takim të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë dhe vlerësoi ministrat e tij.
“Të gjithë në këtë tryezë po bëjnë një punë jashtëzakonisht të mirë,” tha ai.
Më pas fjalën e mori sekretari amerikan i tregtisë, Howard Lutnick, i cili foli për vendet që tani duan të negociojnë me SHBA-në për heqjen e tarifave.
“Nuk e di nëse do të kishim edhe orë të mjaftueshme në ditë për të folur me të gjithë ata, sepse të gjithë duan të flasin – dhe duan të flasin tani. Ata po bëjnë oferta që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë”, tha Lutnick.
Të tjera
27 vjet nga Beteja e Kaqandollit
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias