Në Gjermani, aktivistë kundër luftës zhvilluan protesta kundër planit të qeverisë për të rifilluar dërgesat e armëve në Izrael, duke përfunduar kështu ndalimin e pjesshëm që ishte në fuqi.
Protestuesit kritikuan vendimin, duke thënë se ai vjen në një kohë kur Izraeli ka vrarë mbi 300 palestinezë në Gaza që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.
Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e armëve për Izraelin. Në muajin gusht, ajo kishte shpallur pezullimin e pjesshëm të eksporteve të armëve, por tani po planifikon t’i rinisë ato. /mesazhi




Të tjera
Tottenhami zyrtarizon transferimin rekord të klubit
Shikoni çfarë postoi Ronaldo përpara ndeshjes ndaj Kroacisë, mesazhi merr rreth 4 milionë pëlqime
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare