Njësia Antikontrabandë e Doganës së Kosovës ka sekuestruar mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në një aksion të zhvilluar sot në terminalin doganor.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se njësitë doganore kishin marrë paraprakisht informacion se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte drogë.
Sipas të njëjtave burime, autobusi është ndalur fillimisht në Vërmicë, në dalje të Prizrenit, ku pas dyshimeve të ngritura, është thirrur njësia K9 e Policisë së Kosovës për kontroll të detajuar.
Gjatë kontrollit, Njësia Antikontrabandë ka gjetur 120 kilogramë marihuanë të paketuar, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.
Vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.



Të tjera
Tottenhami zyrtarizon transferimin rekord të klubit
Shikoni çfarë postoi Ronaldo përpara ndeshjes ndaj Kroacisë, mesazhi merr rreth 4 milionë pëlqime
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare