“Turizmi snajper” në Sarajevë, Vuçiq paditet në Prokurorinë e Milanos

“Turizmi snajper” në Sarajevë, Vuçiq paditet në Prokurorinë e Milanos

Një gazetar investigativ kroat ka paraqitur një padi te prokurorët e Milanos kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për përfshirjen e tij në aferën “Sarajevo safari”. Në të aferë dyshohet se persona nga Italia dhe vende të tjera dyshohet se udhëtuan në kryeqytetin boshnjak për të vrarë civilë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.

Të mërkurën, gazetari investigativ Domagoj Margetic paraqiti padinë e tij kundër Vuçiçit te prokurorët që po hetojnë çështjen. Margetic postoi prova në mediat sociale ku sipas tij Vuçiç atëherë një vullnetar i ri, ishte i pranishëm në një nga postet ushtarake në Sarajevë ku qëllonin dhe vrisnin civilë në atë që është përshkruar si një “safari turistik” makabër.

“Kishte një trafik turistësh lufte që shkonin atje për të qëlluar njerëz”, tha ai.

Vuçiç ende nuk ka komentuar mbi akuzat. Në një intervistë të vitit 2021 me një kanal televiziv boshnjak, presidenti serb mohoi në mënyrë të qartë të ketë qëlluar ndonjëherë qytetin e rrethuar, duke i përshkruar akuzat si një manipulim politik të rrënjosur në retorikën nacionaliste të rinisë së tij dhe ekuilibrin e brishtë të pushtetit në rajon.

Javën e kaluar, prokurorët e Milanos nisën një hetim që synonte identifikimin e italianëve të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje, të akuzuar për vrasje me dashje. Sipas hetuesve, grupe “turistësh snajperë” dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet masive pasi u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve që i përkisnin ushtrisë së ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiçit që të qëllonin mbi popullsinë.

Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet dhe zjarri snajper midis viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.