Reshjet e shiut, Badovci e Batllava arrijnë këtë nivel të ujit

Reshjet e shiut, Badovci e Batllava arrijnë këtë nivel të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bënë të ditur se është përmirësuar gjendja e nivelit të ujit nga të reshurat në liqenin e Badovcit e Batllavës.

Kjo kompani njofton se si rezultat i reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit.

Sipas Ujësjellësit, në Batllavë ky nivel është 1.4 metra më i lartë në 48 orëve.

“Si rezultat i reshjeve , niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve”, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas kësaj, kompanie, sot, situata është përmirësuar dukshëm, dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura.