Fermin Lopez i kundërpërgjigjet ashpër Floretino Perezit: Nuk mund ta thuash këtë

Fermin Lopez i kundërpërgjigjet ashpër Floretino Perezit: Nuk mund ta thuash këtë

Futboll

Gazeta Express

17/05/2026 18:10

Në fillim të kësaj jave, Florentino Pérezi mbajti një konferencë për shtyp me deklarata të forta, ku një nga temat ishte edhe Barcelona.

Presidenti i Real Madridit akuzoi katalanasit se kanë “vjedhur shtatë tituj të La Ligës” gjatë periudhës kur klubi kishte bërë pagesa ndaj ish-zëvendëspresidentit të CTA-së, José María Enríquez Negreira, në çështjen e njohur si “Negreira case”.

Barcelona ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për shkelje apo korrupsion sportiv lidhur me këtë çështje, shkruan “Gazeta Express”.

Në përgjigje të deklaratave të Pérezit, presidenti i përkohshëm Rafa Yuste i cilësoi ato si “patetike”, ndërsa tani ka reaguar edhe mesfushori Fermín López.

Në një intervistë për “Cadena SER”, Lópezi u pyet për deklaratat e Pérezit se Barcelona ka “vjedhur” shtatë tituj të La Ligës, gjë të cilën ai e mohoi kategorikisht.

“Po, i kemi parë si të gjithë, por ne gjithmonë fokusohemi në atë që po ndodh këtu. Secili ka vizionin e vet për gjërat. Nuk mund të thuhet që Barça ka vjedhur shtatë liga, sepse kanë luajtur Messi, Iniesta dhe Xavi. Nuk na intereson asgjë tjetër. Jemi në rrugën tonë, nuk na intereson çfarë ndodh jashtë Barcelonës, jemi shumë të fokusuar,” tha ai.

“Për mua nuk ka rëndësi, sepse secili mund të thotë çfarë të dojë, por mendoj se nuk ishte e drejtë të thuhej kjo. Ne jemi të fokusuar në atë që po ndodh te Barça, që është në një periudhë shumë të mirë. Jam i sigurt se trofetë do të vijnë dhe jemi shumë të lumtur me atë që po bëjmë”, shtoi ai.

Lópezi u pyet gjithashtu për komentet e gazetarit Tomás Roncero, i cili e quajti atë një transferim ideal për Real Madridin, duke thënë se është një “profil tipik i Real Madridit”.

“Unë jam profil i Barçës. Është e pamundur për mua të shkoj te Real Madridi, unë gjithmonë do të jem te Barça”, e mbylli ai.