Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për industrinë ushtarake.
“19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës.Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”, ka shkruar Kurti.
Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.



Të tjera
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament kombëtar për mbrojtjen e atdheut
Kurti: Opozita po vazhdon me bllokimin e shtetit, duke e parë si pronë të pakicës dhe privilegj për pushte
S’ka formulë për ta mposhtur Trepçën, 3-0 shkon finalja