Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë që të shtyhet sërish procesi ndaj katër drejtuesve të lartë të UÇK-së dhe që aktgjykimi të shpallet më 16 shtator.
Ai tha se Gjykata Speciale, përveç se e ka humbur besimin tonë dhe e ka devijuar misionin e saj, po e thellon gjithnjë e më shumë edhe pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Shtyrja e përsëritur e afatit për vendimin përfundimtar në rastin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së vetëm sa e rikonfirmon se Gjykata Speciale në Hagë po vepron më shumë si një instrument politik sesa si një gjykatë që udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.
Çdo ditë e një procesi të padrejtë është e papranueshme dhe 16 shtatori është datë e largët për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie!



Të tjera
Tottenhami zyrtarizon transferimin rekord të klubit
Shikoni çfarë postoi Ronaldo përpara ndeshjes ndaj Kroacisë, mesazhi merr rreth 4 milionë pëlqime
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare