Alarm nga Dubrava: i dënuari për vrasje nuk u kthye pas vikendit jashtë burgut

Një i burgosur i dënuar për vrasje nuk është kthyer në Burgun e Dubravës pas një lejeje vikendi.

Media mëson se bëhet fjalë për Veprim Nikçin, i cili sipas informacioneve nuk është paraqitur në burg pas përfundimit të lejes së rregullt në fundjavë.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës, i cili ka bërë të ditur se i njëjti është shpallur në kërkim.

Policia po e kërkon, ndërsa akoma nuk dihen detajet e tjera.