Deklarata ‘skandaloze’ për armatimin në veri, Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj Muhaxherit: Ky është dallimi i tij me spiunët e Ferizajt

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Gazmend Muhaxheri, ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit.

Kjo pasi, Muhaxheri ditë më parë ka hodhi dyshime lidhur me armatimin që është gjetur në veri pas sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se beson që armët e konfiskuara në veri mund të jenë vendosur nga Policia dhe Qeveria e Kosovës.

Për këtë, ka reaguar ashpër veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai në një postim në Facebook e cilësoi këtë si një skandal të LDK-së, derisa tha se

“Sikur të kishim pasur përnjëmend prokurori dhe polici, sot Muhaxheri i Pejës ishte dashur të arrestohet për tentim të shtrembërimit të fakteve, njësoj sikurse që u arrestuan dy spiunët serbë të Ferizajt, të cilët tentonin që ta tjetërsojnë Reçakun.

Vetë Serbia dhe grupi i Radoiçiqit prej më shumë se 100 vetave dhe vetë Vuçiçi, e kanë pranuar krimin, vetë CIA dhe shërbimet tjera britaneze e kanë përcjellë dhe vëzhguar situatën dhe hyrjen e armëve me autoambulanca nga Serbia, kurse Muhaxheri i Nishit dyshon se dikush nga institucionet tona i ka vendosur armët”, shkroi ndër të tjera Geci, përcjell “Bota e Lajmeve”.

 

Shkrimi i plotë

Skandalistët e LDK-së

Albin, e bajsh me shëndet pavdekësinë se për ty po punojnë i madh e i vogël që sa të jesh i gjallë, veç në të vrafshin, se pushtetin nuk del asnjë që ta marrë.

Kryetari i Pejës tha: “Armët e konfiskuara në veri pas agresionit serb në Banjskë, dyshoj se janë armë të vendosura nga qeveria Kurti!?”

Skandal pas skandali, LDK-së i ka humbur busulla!

Edhe po të ishte ashtu nuk i duhej Muhaxherit t’ia bënte Serbisë këtë shërbim.

Dëgjoni o ju të parët e LDK-së se çfarë shërbimi po i bëni Serbisë!

Dëgjojeni o popull Muhaxherin e LDK-së nga Peja se çfarë flet! 

Dëgjojeni “Lopën e Gjilanit” sa me lehtësi dikur e ndante Kosovën!

Sikur të kishim pasur përnjëmend prokurori dhe polici, sot Muhaxheri i Pejës ishte dashur të arrestohet për tentim të shtrembërimit të fakteve, njësoj sikurse që u arrestuan dy spiunët serbë të Ferizajt, të cilët tentonin që ta tjetërsojnë Reçakun.

Vetë Serbia dhe grupi i Radoiçiqit prej më shumë se 100 vetave dhe vetë Vuçiçi, e kanë pranuar krimin, vetë CIA dhe shërbimet tjera britaneze e kanë përcjellë dhe vëzhguar situatën dhe hyrjen e armëve me autoambulanca nga Serbia, kurse Muhaxheri i Nishit dyshon se dikush nga institucionet tona i ka vendosur armët.

Vetë Vuçiqi nuk mund t’u ikë fakteve! Muhaxheri tenton t’i sfidojë të gjitha shërbimet e miqëve tanë dhe t’ia hedhë fajin Kosovës për “Rastin e Banjskës”, njësoj si u mundua Serbia ta tjetërsojë rastin “Panda” në Pejë dhe fajet e vrasjeve të të rinjve serbë t’ ua hedhë shqiptarëve.

Njësoj sikur u munduan spiunët e Ferizajit ta tjetërsojnë masakrën e Reçakut, të njëjtën po mundohet ta tjetërsojë Muhaxheri.

Dallimi në mes Muhaxherit dhe spiunëve të Ferizajit dallon vetëm në një pikë. Spiunët e Ferizajit kanë punuar tinëzisht, kurse Muhaxheri publikisht.

Po ashtu, po të kishte drejtësi, edhe Lutfi Haziri së bashku me shefin e tij, Hashim Polarin, duhej të arrestoheshin për tentim ndarje të Kosovës, si dhe për Zajednicën dhe faljen e tokës Malit të Zi, si dhe për exstara teritoret e Manastirit.

Por, ja që Kosova e kapur me gjyqtarë dhe me e prokurorë nuk ka mundësi veprimi.

Muhaxheri dhe muhaxherët e opozitës po ia kryejnë shërbimin Serbisë më mirë se vetë UDB-ja e dikurshme dhe po ia rritsn Albinit namin, po e bëjnë Binin njeri të pavdekshëm!

Dhe vërtet i pavdekshmi i mbijetoi të gjitha kauzat e kurthet që iu bënë. Përkundrazi, ato nuk e sforcojnë, por e forcojnë çdo ditë e më shumë.