Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë ndezur atmosferën para përballjes së tyre të 25 korrikut në Arabinë Saudite, duke shkëmbyer deklarata të forta në konferencën e parë për shtyp. Boksieri shqiptar u shfaq i bindur se ka ardhur momenti i tij për të bërë bujë në arenën botërore.
“Mendoj se tani është koha ime dhe duhet t’ia tregoj botës. Po stërvitem më shumë se kurrë, ndihem shumë mirë dhe gati, dhe mendoj se do ta trondis botën”, deklaroi Prenga.
Joshua reagoi menjëherë ndaj besimit të kundërshtarit të tij, duke lënë të kuptohet se shqiptari po e nënvlerëson sfidën që e pret në ring.
“Këta djem thjesht hapin një varr. Varri është hapur tashmë, por ata vazhdojnë të gërmojnë e të gërmojnë. E di saktësisht se çfarë duhet të bëj. E di që do të jap rezultate. Kjo është ajo që bëj. Të gjitha fjalët janë të kota… ky është divizioni im”, tha ish-kampioni i botës.
Më pas shqiptari lëshoi paralajmërimin më të fortë të konferencës.
“Nuk jam tip që flas shumë, jam tip që grushton dhe jam shqiptar. Nëse të kap, nuk ke ndjerë kurrë një grusht si i imi. Të premtoj. Të respektoj si luftëtar, por në ring nuk kam respekt për askënd.”
Megjithatë, Joshua tha se pikërisht ky qëndrim i kundërshtarit është ai që dëshiron të shohë para meçit.
Përballja mes Joshuas dhe Prengës do të zhvillohet më 25 korrik në Arabinë Saudite, në një duel që tashmë ka nisur të prodhojë tensione të forta jashtë ringut.



Të tjera
Thinjat në moshë të herët paralajmërojnë sëmundje
Guardiola merr ofertë multimilionëshe nga Beckham për t’u bërë trajner i Messit
Qeveria ndan mbi 550 mijë euro për shëndetësi dhe teknologji