Tre persona – dy burra dhe një shtetase e Serbisë – janë arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, pasi kanë kanosur zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ndërhyrjes policore është përdorur sprej ndaj të dyshuarve, të cilëve më pas u është ofruar tretman mjekësor.
Në incident ka pësuar lëndime trupore edhe një zyrtar policor, i cili po ashtu ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, të dyshuarit kanë kanosur zyrtarët policorë. Për t’i neutralizuar, ndaj tyre është përdorur sprej dhe më pas të njëjtëve u është ofruar trajtim mjekësor. Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.



Të tjera
Tottenhami zyrtarizon transferimin rekord të klubit
Shikoni çfarë postoi Ronaldo përpara ndeshjes ndaj Kroacisë, mesazhi merr rreth 4 milionë pëlqime
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare