Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit me inicialet Lubisha Milkoviq, për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, i pandehuri Milkoviq “akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it”, raporton Klankosova.tv.
Gjithnjë, sipas aktakuzës, “nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës”.



Të tjera
Tottenhami zyrtarizon transferimin rekord të klubit
Shikoni çfarë postoi Ronaldo përpara ndeshjes ndaj Kroacisë, mesazhi merr rreth 4 milionë pëlqime
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare