Tre fëmijë nga Ferizaj, dje e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici, përcjell KosovaPost.
Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të Fëmijëve presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i priti ata në takim.
Ajo tha se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie.
“Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale. Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Osmani.



Të tjera
Popullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare pritet të arrijë në 49 vjeç deri më 2060
Gjumi i vonë dëmton trurin e fëmijëve
Hamza bisedon në telefon me Thaçin: Më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend, të fala nga presidenti