Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga 1 qershori ka hyrë në fuqi zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ai ka thënë se me themelimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës të miratuar nga Qeveria në detyrë ka nisur hapi i zbatimit të Ligjit për për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe zbatimit gradual të të drejtave dhe përfitimeve që parashihen me këtë ligj”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Qeveria e Kosovës më 3 prill kishte miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, ndërsa që më 23 prill Kuvendi kishte miratuar në lexim të dytë këtë ligj.



Të tjera
Arsyet pse nuk duhet të merrni asnjëherë ilaçe me stomak bosh
“Pamjet nga Ujmani që Kurti vendosi t’i ndajë me publikun!”
Sinjal i fortë nga Londra / Zbardhet takimi i Hargreaves me nënkryetaren e LVV-së