Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks, duke thënë se është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë.
Kurti ka uruar po ashtu të gjithë bashkëqytetarët nga komuniteti serb të besimit ortodoks.
“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot. Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, ka shkruar Kurti në Facebook.



Të tjera
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare
IPK shënon 20-vjetorin, forcohet besimi qytetar
Në Klinë u përurua shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova