Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës sot, ku në rend dite është përfshirë certifikimi i disa rezultateve zgjedhore.
Sipas Elezit, KQZ-ja do të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 12 tetorit për Kuvendet Komunale, për ato komuna për të cilat tashmë është përmbyllur trajtimi i ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme.
“Në mbledhjen e së premtes do të shqyrtohet dhe pritet të votohet certifikimi i rezultateve për Kuvendet Komunale, për komunat ku janë finalizuar të gjitha procedurat e ankesave”, tha Elezi për RTKLive.
Ai bëri të ditur se në rend dite është edhe certifikimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave, që u mbajt më 9 nëntor.



Të tjera
Gruaja e Harry Kane e ndoqi ndeshjen e bashkëshortit të saj në tribuna e veshur me një set që kushton më shumë se një mijë euro
Elvis Hoxha i LVV-së e quan Vjosa Osmanin “mjeshtre të frazave paradoksale”: Është tradhtare
Lot dhe emocione! Xhuli zbulon si reagoi nëna e saj kur mori lajmin për shtatzëninë me IVF