Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e saj të 22-të në formë elektronike, ku ka marrë disa vendime që lidhen me sektorin e shëndetësisë dhe mbështetjen e aktiviteteve të teknologjisë dhe inovacionit.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka themeluar Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës, një mekanizëm i paraparë për financimin dhe menaxhimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e 400 mijë eurove për zbatimin e marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Qeveria ka miratuar edhe ndarjen e 153 mijë eurove për mbështetjen e realizimit të tri ngjarjeve në kuadër të iniciativës “OctoberTech”, e cila bashkon aktivitetet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.
Vendimet janë marrë në kuadër të mbledhjes elektronike të mbajtur nga Qeveria në detyrë, ndërsa detaje shtesë për zbatimin e tyre pritet të bëhen publike nga institucionet përgjegjëse.



Të tjera
Arsyet pse nuk duhet të merrni asnjëherë ilaçe me stomak bosh
“Pamjet nga Ujmani që Kurti vendosi t’i ndajë me publikun!”
Sinjal i fortë nga Londra / Zbardhet takimi i Hargreaves me nënkryetaren e LVV-së