Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme të shpallura nga Presidentja Vjosa Osmani për më 28 dhjetor.
Sipas saj, qytetarët duhet ta votojnë LVV-në, që ajo të ketë pavarësinë dhe të mos ketë më shantazhe nga subjektet tjera politike.
“Unë besoj që tashmë qytetarët e kanë parë që nga muaji prill deri dje, se sa është e rëndësishme që LVV të mos varet prej subjekteve tjera politike. Të cilat kanë kërkesa në shpërputhje me fuqinë politike. Kanë fuqi politike aq sa qytetarët iu kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurti, por kërkesat i kanë shumë të mëdha. Prandaj në mënyrë që VV-ja të mos shantazhohet në të ardhmen nga asnjë subjektet politike, jo se ne duam të qeverisim vetëm, sepse e kemi dëshmuar edhe kemi qenë në koalicion më herët në koalicion me LDK-në edhe kemi pasur vullnet para seancës konstituive të 15 prillit që të takohemi me LDK për një koalicion të mundshëm.
Por që mendoj që është e rëndësishme që të mos varemi nga këto subjekte politike. Të cilat vetëm për shkak të inateve që kanë me VV-në dhe me Albin Kurtin e lanë edhe vendin ma buxhet, edhe e lanë vendin ma marrëveshje ndërkombëtare, i lanë punëtorët RTK-së pa paga. Vetëm për shkak të kapriçove të tyre politike. Ata nuk udhëhiqen nga parimet…”, ka thënë Haxhiu.



Të tjera
Tottenhami zyrtarizon transferimin rekord të klubit
Shikoni çfarë postoi Ronaldo përpara ndeshjes ndaj Kroacisë, mesazhi merr rreth 4 milionë pëlqime
Kosova kërkon fitoren ndaj Shqipërisë për të mbetur në garë, publikohet 12-shja zyrtare